Kosova miraton planin për shkollat, Hoti: Po marrim përsipër një rrezik

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, tha se në bazë të këtij plani parashikohet që mësimi të zhvillohet në tre procese, kthimi në shkolla, mësimi i kombinuar dhe mësimi në distancë.

Marketing

Sipas planit të Ministrisë së Arsimit, viti shkollor do të nisë në faza. E para pritet të nisë më 1 shtator dhe përfshin parashkollorët, klasat e para, të dyta, të treta, të gjashta dhe të dhjeta.

Faza e dytë do të fillojë më 7 shtator dhe përfshin klasat e katërta dhe të pesta, ndërsa faza e tretë e mësimit do të fillojë më 10 shtator dhe do të përfshijë klasat e shtata, të teta, të nënta, të njëmbëdhjeta dhe të dymbëdhjeta.

“Ne jemi të vetëdijshëm se po marrim përsipër një rrezik me hapjen e shkollave sipas procedurave, që duhet të ndiqen në kushtet e pandemisë. Prandaj, kërkohet kujdes ekstrem i nxënëseve, prindërve, arsimtarëve dhe komunave, që shkollat të mos kthehen në vend ku përhapet virusi”, tha Hoti pas mbledhjes së qeverisë.

Institucionet shkollore në Kosovë janë mbyllur nga data 12 mars, në kuadër të masave kufizuese që qeveria ka ndërmarrë =për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.