Gjykimi për organizatorët e 27 prillit, më 4 shtator duhet të dëgjohen 15 deputet

Me paraqitjen e dëshmive të propozuara nga ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski vazhdoi gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të 27 Prillit në Kuvend. Veljanoski gjatë prezantimit të dëshmive lexoi disa pjesë nga fjalimi i Zoran Zaevit nga foltorja e Kuvendit, duke elaboruar se ai me sms porosi vetëm i ka cituar fjalët e Zaevit, se do të zgjedhin kryetar të Kuvendit edhe në korridor.

Marketing

Mbrojtja e Veljanoskit, për seancën e ardhshme ka thirrur edhe rreth 50 dëshmitarë, deputetë të cilët duhet të merren në pyetje në disa nga seancat e ardhshme. Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe ministri i Arsimit Spiro Ristovski si dhe ish-drejtori i DSK-së Vlladimir Atanasovski.Ata akuzohen se kanë bërë vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë.