Krushqve nuk i pëlqeu kënga, plas sherri me karrige, rrihet edhe dhëndri

Jo larg por në Turqi, atje ku prodhohen telenovelat tona të preferuara, ka ndodhur një sherr i çuditshëm (jo aq sa ai i ditës së djeshme për një lojë domino në Vlorë).

Marketing

Në Vize, Kirklarei të Turqisë, dasma është kthyer në luftë me karrige. Dy grupe krushqish të një dasme u zunë me karrige kokës për shkak se njëri grup nuk pëlqeu muzikën që kërkoi të luhej grupi tjetër.

Pjesë e dhunës është bërë edhe dhëndri i cili ndërhyri për t’i ndarë por që edhe ky i fundit u qëllua me çfarë dasmorëve u dilte para.

Momentin e sherrit e shihni tek video më poshtë: