Kërçovë, vazhdon trendi i uljes së rasteve aktive me koronavirus

Në Kërçovë sot tre raste të reja të të infektuarve, ndërsa 15 të shëruar nga Kovid-19, tregojnë të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë komunë arriti në 266 persona, prej të cilëve 86 janë aktivë, 170 janë shëruar dhe dhjetë persona kanë ndërruar jetë. Sipas të dhënave të sotme vazhdon trendi i uljes së rasteve aktive në Kërçovë.

Marketing

“Sot tek ne kemi tre raste të reja me Kovid-19 të cilët po mjekohen në kushte shtëpiake por nga ana tjetër numri i rasteve aktive po ulet madje për 15 persona dhe ra në 86 që do të thotë pas një periudhe më të gjatë kemi ulje drastike të numrit të rasteve aktive në Kërçovë”, thotë mjeku Stanko Tërpeski, drejtor i Spitalit të përgjithshëm dhe anëtar i Shtabit komunal të krizës në Kërçovë.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve t’u përmbahen rekomandimeve të dhëna nga institucionet kompetente shëndetësore.