Thaçi: Trepça, thesar i Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zgjedhur që sot të flasë për Trepçën, apo njohur ndryshe si thesar i Kosovës.

Marketing

Thaçi tha se minatorët çdo ditë e nisin duke shpresuar në fatin e mirë, derisa punojnë në thellësinë e minierës së Trepçës.

Thaçi shtoi se minatorët janë simbol i ndershmërisë dhe punës së pandalshme për ta ndërtuar Kosovën.

Ndryshe gjatë këtyre ditëve pati raportime të ndryshme se Trepça dhe Liqeni i Ujmanit mund të jenë çështje të diskutimit me serbët.

Por një gjë e tillë është kundërshtuar nga shumë përfaqësues të shtetit të Kosovës, të cilët theksuan se këto dy pasuri të Kosovës assesi nuk duhet vënë në diskutim me shtetin e Serbisë.