AAK paralajmëron zgjedhje nëse Haradinaj nuk zgjidhet president

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka paralajmëruar se vendi mund të shkojë në zgjedhje nëse president nuk zgjidhet kreu i partisë së tij, Ramush Haradinaj.

Marketing

Me anë të një postimi në Facebook, Selmanaj ka thënë se zgjedhja e presidentit varet nga AAK-ja, ose përndryshe në vend mund të ketë zgjedhje.

“Jemi të vetëdijshëm se zgjedhja e Presidentit varet kryekëput nga deputetët e AAK-së ose vendin e dërgojnë në zgjedhje ata që e bllokojnë këtë propozim”, thuhet në postim.

Madje Selmanaj ka shkuar edhe më tutje, duke thënë se shkuarja në zgjedhje i konvenon vetëm VV-së dhe AAK-së, pasi që sipas tij këto dy parti janë të konsoliduara me elektorat.

Postimi i plotë:

Rreth Presidentit dhe debatit:
Ne e kemi presidentin e zgjedhur, pavarësisht mendimit personal, unë dhe, besoj, një pjesë dërmuese e popullit janë me të në raport me Gjykatën Speciale, pasi besojmë fuqishëm në luftën e pastër të popullit tonë në fund shekullin 20-të.

Jemi të vetëdijshëm se zgjedhja e Presidentit varet kryekëput nga deputetët e AAK-së ose vendin e dërgojnë në zgjedhje ata që e bllokojnë këtë propozim.

Shkuarja në zgjedhje i konvenon vetëm VV-së dhe AAK-së, të cilat edhe janë të konsoliduara edhe kanë substancën elektorale të ruajtur mirë.
Pra, pavarësisht zërave kundër, nominimi i Haradinajt për President dhe zgjedhja e tij do t’i forconte institucionet dhe do të krijonte kredibilitet të një figure unifikuese për tërë qytetarët e Kosovës.