Dimitrov: Kemi shumë punë pas zgjedhjes së Qeverisë

Nëse shkohet sipas planit, e hëna është dita e parë e Qeverisë së re. Ajo që është me rëndësi është se çka do të bëjmë më tutje. Janë të mëdha gjasat të votohet qeveria, deklaroi ministri i deritanishëm i Punëve të Jashtme, Nikolla DImitrov para fillimit të mbledhjes së Kuvendit për zgjidhje të Qeverisë së re, në të cilën ai është propozuar zëvendëskryeministër për çështje evropiane.

Marketing

Para nesh, theksoi Dimitrov, është periudha jashtëzakonisht e rëndësishme, e kemi sfidën e virusit, pasojat ekonomike, agjendën evropiane.

“Dëshiroj të fillojmë negociata nga fundi i vitit. Kemi shumë punë. Edhe këtu ndoshta përmes asaj pune do të vijmë tek një situatë e re në demokracinë e vendit opozita pak të marrë pjesë dhe të debatohen politika, e jo ky sulmim”, tha Dimitrov.

Ai nuk pret diskutim real në debatin për zgjedhje të Qeverisë dhe thekson se nga mbledhja e parë konstituive u bë e qartë se niveli është si ai nga Parlamenti i kaluar.

Lidhur me procesin eurointegrues, siç tha është humbje e shumtë e kohës, por rruga është e hapur dhe koha është të hapërojmë.

“Muajin e ardhshëm për disa ditë shtetet anëtare fillojnë ta debatojnë kornizën negociuese. Propozimin, siç kujtojmë para zgjedhjeve e përgatiti Komisioni evropian, ndërsa kancelarja Merkel e Gjermanisë, kryesuesi me Këshillin e BE-së në Parlamentin evropian deklaroi se prioritet i parë i jashtëm politik i kryesimit gjerman do të jetë hapja e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe shtoi dhe sipas mundësisë me Shqipërinë. Kështu që, me kryesimin gjerman me një qeveri të këtillë e fokusuar me mëngë të përveshura qëllimin tonë të mos vendosim asnjë arsyetim se nuk mundet, të mos ketë konsensus për fillim të negociatave. Humbëm shumë kohë, e hapëm rrugën, është koha të hapërojmë”, tha Dimitrov.