Vijon të përkeqësohet situata e krijuar nga përmbytjet në Afganistanin.
Autoritetet zyrtare bëjnë me dije se deri në këto momente 160 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq dhe përmbytjeve, ndërkohë që bilanci mund të rritet më tej për shkak të numrit të madh të të humburve.
Të paktën 13 provinca janë prekur nga përmbytjet, ndërsa dëmet e shkaktuara prej tyre janë shumë të mëdha. Situata më e rënduar paraqitet në Parëan, aty ku uji ka zaptuar rrugët prej së mërkurës.