Një përpjekje për të sulmuar godinën e Parlamentit (Rajshtagu) të Gjermanisë gjatë protestës së madhe të së shtunës në Berlin kundër kufizimeve Covid-19 është dënuar nga politikanët në të gjithë spektrin politik.
Demonstruesit, shumica të ekstremit të djathtë, çanë një kordon policor dhe vrapuan në shkallët e ndërtesës së parlamentit përpara se policia t’i shpërndante.
Ministri i brendshëm tha se duhet të ketë “tolerancë zero” për një sjellje të tillë.
Rreth 38,000 protestues dolën për demonstrime më të gjera, kryesisht paqësore në Berlin.
Demonstruesit që mbanin flamurin e ish Gjermanisë perandorake – të përdorur nga grupi i ekstremit të djathtë të Reichsbürger – kapërcyen disa policië për të vrapuar në hyrje të ndërtesës.
Përleshjet filluan dhe protestuesit u shpërndanë nga policia duke përdorur spraj piperi. Disa persona u arrestuan.
“Rajshtagu është selia e parlamentit tonë dhe qendra simbolike e demokracisë sonë. Është e padurueshme që krijuesit e problemeve dhe ekstremistët të keqpërdorin atë për qëllimet e tyre,” tha Ministri i Brendshëm Horst Seehofer.
Presidenti Frank Walter Steinmeier dënoi “një sulm të padurueshëm në zemrën e demokracisë sonë”.
“Ata që janë të zemëruar nga masat tona të koronavirusit ose që dyshojnë në domosdoshmërinë e tyre, mund ta bëjnë këtë hapur, në protesta. Por toleranca ime përfundon kur protestuesit hidhen në vagonin e armiqve të demokracisë.”, tha ai.
Nënkancelari Olaf Scholz, nga Social Demokratët, dënoi shfaqjen e simboleve perandorake të ekstremit të djathtë dhe gjerman.
Social Demokratët kanë bërë thirrje gjithashtu për përmirësimin e sigurisë rreth parlamentit