Ekipet e Qytetit të Shkupit sot filluan me rikonstruimin e plotë të rrugës “Xhon Kenedi” në Komunën Çair në gjatësi prej 1.200 metrash.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në konferencën për shtyp informoi se në 30-të ditët e ardhshme në këtë rrugë do të kryhet rikonstruimi i plotë i rrugës dhe do të futet risi – përpunimi i shtigjeve për biçikleta.
Qëllimi, siç tha, për qytetarët e kësaj pjese të qytetit është të sigurojmë mënyrë alternative të komunikacionit.
Ai informoi se në rrugë do të bëhet edhe nivelizimi i pusetave dhe zëvendësimi i pjesëve të dëmtuara me qëllim që të sigurohet infrastrukturë më cilësore dhe më e mirë.
“Në pjesën veriore të Shkupit jehona e qytetarëve është veçanërisht pozitive, për arsye se përveç në “Xhon Kenedi” javën e ardhshme fillojmë edhe me “Brigadën maqedonaso-kosovare”. Tashmë është ndërtuar “Hristian Todorovski – Karposh”, po ndërtohet “Bosnjë e Hercegovina”, disa rrethrrotullime këtu janë realizuar. Strategjia e Qytetit është të sigurojmë zhvillim të barabartë të infrastrukturës pasi kjo pjesë e qytetit, kjo rrugë dhe këto rrugë që i numërova kanë qenë jashtë planeve për çfarëdo veprimi”, tha Shilegov.
Ai shtoi se të gjithë qytetarët në Shkup duhet të kenë kushte të barabarta për jetesë, veçanërisht kur është në pyetje infrastruktura. U bëri apel qytetarëve të jenë të durueshëm dhe ta respektojnë regjimin e komunikacionit.