Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny u helmua me agjentin nervor Novichok. Sipas qeverisë gjermane, testet e toksikologjisë kanë dhënë një provë të qartë të një agjenti nervor kimik nga grupi Novichok.
Navalny u dërgua me avion në Berlin për mjekim pasi u sëmur teksa priste fluturimin në gusht. Që nga ajo kohë, ai është në koma.
Ekipi i tij thotë se ai u helmua me urdhër të presidentit Vladimir Putin. Kremlini ka hedhur poshtë pretendimet.