Pacolli: E mirëpres nënshkrimin e marrëveshjes historike në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë me SHBA

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje ndaras me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marketing

Marrëveshja e arritur sot është e karakterit ekonomik dhe nuk përfshin pikën e shumëpërfolur të njohjes reciproke.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë që kjo është një ditë e shkëlqyer për Kosovën, popullin e saj dhe të ardhmen Euro-Atlantike të vendit.

Postimi i plotë në Facebook:

“E mirëpres nënshkrimin e marrëveshjes historike në Shtëpinë e Bardhë midis Kosovës dhe Serbisë me SHBA si palë garantuese për normalizimin të marrëdhënieve ekonomike.

Kjo është një ditë e shkëlqyer për Kosovën, popullin e saj dhe të ardhmen Euro-Atlantike të vendit.

Unë dhe AKR e përshëndesim lidershipin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Ambasadorit Richard Grenell për këtë arritje historike.

Gjithmonë kam besuar se përqendrimi në ekonominë dhe infrastrukturën e vendeve tona do të hapë rrugën për heqjen e barrierave politike për njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.

Në kohërat kur bota po përballet me krizë të paparë shëndetësore dhe ekonomike, është një mbështetje e madhe për ekonominë dhe prosperitetin tonë, për të kapërcyer sfidat me të cilat përballet ekonomia jonë.

Ne gjithmonë kemi fituar me Shtetet e Bashkuara, dhe pas vitit 1999 dhe 2008, Shtatori i vitit 2020 është një tjetër moment historik në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Pacolli.