Rekord infektimesh, por Franca është kundër një tjetër izolimi kombëtar

Franca raportoi 8,975 raste të reja në 24 orët e fundit, por gjithsesi është i vendosur të mos izolohet sërish, pasi tashmë vendi ka të tjera mjete për të luftuar virusin.

Marketing

Ministri i Shëndetësisë në Francë përjashtoi mundësinë e një rikthimi të masave shtrënguese të izolimit, pavarsisht se u arrit shifra rekord e të prekurve të rinj.

Veran tha se francezët duhet të qëndrojnë vigjilentë pasi gjithnjë e më shumë njerëz janë duke u shtruar në spital në njësitë e kujdesit intensiv, duke reflektuar rritjen e të infektuarve me COVID-19 në ditët e fundit.

Sidoqoftë, rritja e të infektuarve ka prekur kryesisht të rinjtë që kanë më pak gjasa të zhvillojnë komplikime nga virusi dhe deri më tani ka pasur më pak presion në spitale, të cilat ishin pothuajse të mbingarkuara në fund të marsit.