Zaev: Padi penale për kompanitë që keqpërdorën ndihmat e Qeverisë për përballimin e Covid-19

I pyetur nga TV21 nëse Prokuroria do të ndjekë penalisht kompanitë që nuk paguanin paga edhe pasi morën subvencione shtetërore, Kryeministri Zoran Zaev tha se kompanitë që nuk paguan pagat dhe morën ndihmë nga shtetit fituan padi penale.

Marketing

“Duke njoftuar publikisht se kush nuk i ka paguar pagat dhe mori ndihmë nga shteti, 30% menjëherë u paguan, rreth 70% fituan padi penale në atë moment. Të gjithë raportohen drejtpërdrejtë në Prokurorinë Publike. Paratë janë dhënë për një qëllim specifik, kjo është paga e punëtorëve”, deklaroi kryeministri Zaev.