142 raste të reja, 98 pacientë të shëruar dhe 5 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1542 testime ndërsa janë regjistruar 142 raste të reja. Rastet janë regjistruar në Shkup-37, Kumanovë-18, Tetovë-13, Gostivar-9, Prilep-8, Dellçevë-7 dhe të tjerë.

Marketing

Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 98 pacientë të shëruar.
Në 24 orët e fundit pesë pacientë kanë humbur jetën. Bëhet fjalë për një pacient nga Gostivari (69), një Gostivari (84), nga Ohri (84) nga Makedonski Brod (46) dhe një pacient nga Shtipi (58).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar në vendin tonë nga fillimi i pandemisë është 15555, numri i të shëruarve është 12994 dhe i të vdekurve është 642.
Numri i rasteve aktive është 1919.