Zjarret vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara u kanë marrë jetën disa persona personave e dhjetëra të tjerë raportohen të zhdukur.
Vetëm këtë të premte, zjarrfikëset kanë gjetur 7 trupa në Kaliforninë Veriore, ndërsa 5 persona kanë humbur jetën në Oregon.
Vatrat e mëdha që janë ende aktive kane detyruar gjysmë milioni njerëz të braktisin shtëpitë e tyre. Vendi ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme.
QYTETAR
“Zjarri erdhi shumë pranë, dhe u përpoqëm të shpëtonim vetëm gjysmën e kafshëve tona, nuk mundëm të marrim dot pjesën tjetër. Na u desh të vraponim, arritëm të ikim. Unë jam 55 vjeç dhe sot kam mbetur i pastrehë”
Një familje u detyrua të futej në liqen për të shpëtuar
.QYTETARE
“Duket sikur ky është fundi i botës dhe është me të vërtetë e frikshme. Më duket sikur jam njeriu i vetëm i mbijetuar dhe kjo më bën të ndihem e pafuqishme përballë asaj që ka ndodhur në shtetin tim”
Në Kaliforni mijëra shtëpi e biznese janë shkatërruar, ndërsa qindra mijëra hektarë janë shkrumbuar.
Në të gjithë vendin dhjetëra mijëra zjarrfikës po vijojnë luftën për vënien nën kontroll të flakëve shkatërrimtare.