Fauci: Jeta normale kthehet në fundin e vitit 2021

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të rikthehen në jetën që kishin përpara koronavirusit, deri në fundin e vitit 2021. Kështu është shprehur në një intervistë të premtën Dr. Anthony Fauci.

Marketing

“Unë besoj se ne do të kemi një vaksinë e cila do të jetë gati në fund të  këtij viti, apo fillimin e vitit tjetër. Por nga momenti që ti nis shpërndarjen e vaksinës dhe derisa arrin të kesh të mbrojtur pjesën më të madhe të popullatës, do të duhet të presim mesin apo fundit e vitit 2021. Nëse po flasim për kthimin në një normalitet që i ngjason atij përpara Covid, kjo do të ndodhë në 2021, madje në fundin e vitit 2021”, tha ai.

Edhe pse 30 shtete amerikane po shënojnë trend rënës të shifrave, Fauci, një nga ekspertët kryesorë në vend thotë se pandemia do të përkeqësohet sërish.

“Na duhet të përkulemi dhe të kalojmë periudhën vjeshtë-dimër, sepse nuk do të jetë e lehtë,” tha Fauci.

SHBA vazhdojnë të shënojnë rreth 36,000 raste të reja çdo ditë, shifër më e ulët krahasuar me gushtin, por sërish e lartë sipas Faucit.

“Shoh kurbën dhe bëhem gjithmonë e më depresiv, sepse ne kurrë nuk po arrijmë atë pikë të ulët që do doja të kishim,” tha ai