Ndahet nga jeta veteranja e arsimit Nadire Arifi, nëna e Teuta Arifit

Sonte ka pushuar së rrahuri zemra e mësueses tetovare dhe veteranes të arsimit shqip, znj. Nadire Arifit, njëherit nëna e kryetares së komunës Tetovës, Teuta Arifi.

Marketing

Lajmin e ka bërë të ditur Teuta Arifi me anë të një publikimi në Facebook.

Të nderuar qytetarë, familjarë, miq dhe dashamirë!

Me dhimbje të thellë ju informoj se sonte ndërroi jetë nëna ime, mësuesja dhe veteranja e arsimit, znj. Nadire Arifi!