Janë sanksionuar dhjetë “garues të egër” në qarkoren e Shkupit

Janë sanksionuar dhjetë shoferë të motoçikletave të cilët kanë marrë pjesë në të ashtuquajturat “gara të egra” në rajonin e Qytetit të Shkupit, më saktë në qarkoren e Shkupit. Prej tyre dy motoçiklistë janë arrestuar në Sektorin policor Petrovec, ndërsa motoçikletat do të dorëzohen në Stacionin për kontroll teknik për procedurë të mëtutjeshme.

Marketing

Siç kumtoi sot MPB-ja, shoferët janë sanksionuar në kuadër të kontrollit të aksionit që dje e ka zbatuar Sektori për punë rrugore pranë Byrosë për siguri publike në koordinim me Sektorin për siguri të komunikacionit rrugor pranë SPB Shkup. Policia tek dhjetë shoferë të motoçikletave ka konstatuar shumë kundërvajtje.