Kryeministri Zoran Zaev nga Kumanova deklaroi se është i gatshëm të dorëzojë në Kuvend emrat e kandidatëve për zëvendësministra nesër ose pasnesër, sapo Kuvendi të jetë gati. Megjithatë, më vonë Zaev tha se akoma nuk i ka vërtetuar emrat sepse bën intervista me kandidatët. “Procedura për verifikimin e emrave të tyre vazhdon dhe jemi nga fundi. Siç shoh, Parlamenti i formoi trupat punues, komisionet janë zgjedhur që të mundet më tej të dimenzionohen seancat. Unë jam i gatshëm, nesër ose pasnesër, të mund t’i dorëzojë propozimet në Kuvend” tha Zaev. Ai shtoi se nuk mundet t’i zbardhë emrat edhe pse i ka marrë propozimet e partive, sepse akoma është duke bërë intervista me secilin prej tyre.