Siguria në trafik, policia shton kontrollet

Policia ka shtuar kontrollet në trafik për siç thotë ndërgjegjësuar qytetarët për sigurinë në komunikacion. Në këtë kuadër, MPB thotë se ashtu siç paralajmëroi pak ditë më parë, shqyrton mundësinë e vendosjes së kamerave rrugore por edhe vet policët të mbajnë kamera në mënyrë që të shmanget mundësia e korrupsionit apo heqja e gjobave për shkeljet.

Marketing

“Ashtu siç paralajmëroi ditë më parë edhe MPB, sot ka filluar edhe kontrolli më i madh i policisë për siguri më të madhe në komunikacion, por edhe në përgjithësi. Policët ndodhen thuajse në të shumtën e rrugëve në kryeqytet por edhe në mbarë vendin”.

Nga MPB thonë se qëllimi i aksionit të këtillë nuk është, siç ka zëra në opinion, mbushja e buxhetit, por ndërgjegjësimi i qytetarëve për sigurinë në komunikacion.

Qëllimi është që të ndërmarrim masa dhe aktivitete përkatëse, ti ndëshkojmë ata që shkelin rregullat në komunikacion dhe me këtë të kontribuojmë për siguri në rrugën e Shkupit dhe në rrugët rreth shtetit -u shpreh Toni Angellovski, Zëdhënës i MPB.

Aksioni për sigurinë në komunikacion, siç njoftojnë nga MPB do të vazhdojë derisa të arrihet efekti i duhur në trafik. Ditë më parë përfaqësues të MPB-së njoftuan se shqyrtojnë edhe mundësinë që kamera të mbajnë edhe vetë policët që të regjistrojnë në mënyrë audio-vizuale, me qëllim që të evitohet mundësia e korrupsionit dhe heqja e gjobave për kundërvajtësit. Në shqyrtim e sipër MPB ka edhe mundësitë për aktivizimin e sistemit të kamerave rrugore për të gjobitur çdo shkelje në trafik. Në këtë mënyrë gjoba çdo personi që bën kundërvajtje do ti shkojë në adresë shtëpiake. Megjithatë siç thonë ekspertët e komunikacionit rrugor, që të merren vendimet e lartë përmendura, fillimisht duhet të mbahen debate publike, por edhe të miratohen ligje përkatëse.