Rrënimi i Portës Triumfale dhe përmendores së Nënë Terezës në sheshin “Maqedonia” duhet bëhet në koordinim mes Qytetit Shkupit, Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës. I pari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov thotë se nevojitet koordinim serioz me qëllim që të mos ketë pasoja juridike dhe buxhetore. Së shpejti pritet edhe dislokimi i anijeve në lumin Vardar.
“Duhet një koordinim serioz mes Qytetit Shkupit, Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës. Janë objekte nën kompetencat e tyre. Ne si Qytet kemi pasur sukses që në 2 nga 3 anijet të gjejmë formulime juridike që të mos ketë komplikime buxhetore. E njëjta do të vazhdojë edhe për të tretën. Së shpejti pritet vendimi gjyqësorë për të tretën dhe do të fillojë dislokimi i tyre”, u shpreh Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.
Rrënimi i objekteve pa leje në Matkë është në procedurë shqyrtimi. Kreu i Sarajit, Blerim Bexheti thotë se nuk ka asnjë pengesë për rrënimin e tyre, por vetëm pasi procedurat përfundojnë në afat kohorë.
“Procedurat janë në Ministrinë për Transport dhe Lidhje dhe i presim vendimet e tyre. Neve kemi kryer obligimet tona, ndërsa tani në ministri palët kanë të drejtë ankese. Nëse mbarojnë të gjitha procedurat sigurisht se do të mund të ndërmerren masa”, tha Blerim Bexheti, Kryetari i Sarajit.
Kërkesa për rrënimin e portës triumfale, përmendoren e Nënë Terezës, si dhe rikthemi i debatit për platformat në Matkë vjen pas rrënimit të objektit para qendrës tregtare Mavrovasja si dhe reagimeve të shumta në opinion se institucionet duhet të veprojmë me urgjencë dhe vendosmëri ndaj të gjitha ndërtimeve pa leje në Shkup dhe qytete tjera.