Ditë ndërkombëtare për qasje drejt informatave

Agjencia për mbrojtje të së drejtës së qasjes së lirë drejt informatave të karakterit publik sot do ta shënojë 28 Shtatorin – Ditën ndërkombëtare për qasje drejt informatave.

Marketing

Në shënimin në Klubin e deputetëve në Shkup, do të ndahen informata për punën e deritanishme të Agjencisë dhe për zbatimin e Ligjit për qasje të lirë drejt informatave të karakterit publik. Do të promovohet edhe spoti i punuar në bashkëpunim me Institutin nacional demokratik – NDI dhe USAID.

Dita ndërkombëtare për qasje drejt informatave tradicionalisht shënohet nën moton “Kam të drejtë të di”, ndërsa e simbolizon lëivzjen globale për promovim të së drejtës së qasjes drejt informatave