Kryeministri Zoran Zaev theksoi në intervistën për Kanal5 se është jokushtetues propozimi për subvencionimin e punësimeve sipas çelësit etnik.
Sipas tij, nuk ka pronar të një kompanie private që punëson në baza etnike. Ai tha se Qeveria duhet patjetër të dal me një zë lidhur me këtë çështje, pasi që ministrat e BDI-së dhe LSDM-së dolën me qëndrime të ndryshme për këtë temë.
Zaev shtoi se kur ka dëgjuar deklaratën e zëvendëskryeministrit Artan Grubi për këtë çështje, ka biseduar me të dhe se ka marrë përgjigjen se është keqkuptuar.