Carovska: Të mbështesim procesin, bojkoti nuk është zgjidhje

Ministrja e arsimit Mila Carovska u shpreh e bindur se në dy javët e para mësimdhënësit dhe nxënësit do të përballen me probleme teknike sa i përket “Platformës online”, por megjithatë kërkoi mbështetje të procesit.

Marketing

“Sfida kemi edhe me fillimin e mësimit online, nuk duhet performansa të posaçme të kompjuterëve, besoni edhe në kompjuter edhe në telefon edhe në tablet, madje dhe në kompjuterin më të dobët, ja mund ta pyesni edhe kryetarin e komunës së vallë i kanë aktivizuar apo jo kompjuterët e vjetër, po i kanë aktivizuar dhe po funksionojnë normal. Por është e vërtetë se dy javë mësimdhënësit do të përballen me problem, do të hyjnë, nuk mund të hyjnë do të bie platforma, por hajde t’i japim mbështetje procesit, kjo është diçka që po ndodh për herë të parë”, tha Mila Carovsnka, ministre e arsimit.

“Do të jetë vështirë, nuk do të jetë e lehtë do të kemi sfida të reja, por unë jam e bindur se do ta kalojmë vitin, në rast se të gjithë besojmë se fëmijët duhet të kenë stimulim dhe të kenë informata të cilat do t’i pranojnë vazhdimisht çdo ditë dhe që të kenë kontakt me mësuesin”, tha Carovska.
Ndërkohë derisa komentoi paralajmërimet për bojkot të mësimit, u shpreh e prerë se kjo nuk është në të mirë të fëmijëve.