Sot Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, e vizitoi ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, shkëlqesia e tij, Angel Angelov. Takimi ishte në vazhdën e aktiviteteve të Institutit dhe takimeve me përfaqësues diplomatikë dhe shtetërorë, me qëllim të njoftimit me rrjedhat aktuale kulturore dhe shkencore në vend dhe më gjerë. Në takim u bisedua edhe rreth kontestit historik, mjaft aktual kohëve të fundit, ndërmjet dy vendeve fqinje.
Një prej mënyrave më racionale për zgjidhjen e kontestve historike në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, përfshi edhe maspjatimet rreth figurës së Goce Delleçevit, është të zbatohet në përpikmëri domethënia e porosisë së vet këtij të fundit, i cili thoshte: ‘Unë e kuptoj botën si një fushë garash në mes të popujve’. Ky ishte qëndrimi i Dr. Skender Asanit – drejtor i ITSHKSH, në takimin me ambasadorin bullgar Angelov. Sipas tij, ky është model i zgjidhjes jo vetëm të këtij kontesti, por edhe shumë kontesteve tjera të kësaj natyre në Ballkan.
Në këtë takim u bisedua edhe për tema të tjera, ku bashkëpunimi shkencor në mes të studiuesve të të dyja vendeve mund të jetë në favor të ruajtjes së klimes së mirbesimit reciprok.
Në këtë kontekst u prek edhe tema e Holokausit, me ç’rast Dr. Skender Asani e siguroi ambsadorin Angellov se ITSHKSH të gjitha temat nga e kaluara i trajton nën prizemin e observimit shkencor, duke iu referuar fakteve e dëshmive arkivore për rrethanat e kohës kur kanë ndodhur ato ngjarje. ‘Vetëm observimi shkencor mbi të kaluarën, mund të jetë udhërrëfim për të ardhmen’, u shpreh Dr. Asani.
Ambasadori bullgar Angelov, nga ana e tij, u shpreh se duhet parë mundësitë e bashkëpunimit korrekt shkencor ndërmjet institucioneve përgjegjëse. Sipas tij, vetëm përmes fakteve objektive shkencore, mund të tejkalohet të gjitha mosmarrëveshjet, qoftë edhe kjo aktualja mes dyja vendeve rreth problemeve historike.
Asani dhe Angelov u angazhuan për gjetjen e shtigjeve të reja të bashkëpunimit në sferën e kulturës dhe shkencës, si dhe vendosjen e urave të reja të bashkëpunimit me institutet shkencore bullgare të profilit të ngjashëm.
Ambasadori Angelov në takim u shoqërua nga këshilltari i tijDimitar Karastojanov, ndërssa Asani nga kryetari i Këshillit të Institutit, Sevdail Demiri.