Hoti: Marrëveshjet që nënshkruhen, sot, e çojnë në një fazë të re bashkëpunimin midis dy vendeve

Në Pallatin e Kongreseve po mbahet mbledhja e gjashtë midis Qeverisë së Kosovës dhe asajShqipërisë.

Marketing

Nga ku kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, derisa ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama ka thënë se marrëveshjet që do të nënshkruhen, sot, midis dy qeverive do të çojnë në një fazë të re të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Shqiëprisë.

Hoti ka theksuar se me nënshkrimin e marrëveshjeve tregohet edhe përkushtimi për të ecur përpara.

“Këto të gjitha tregojnë përkushtimin për të ecura para, përmes këtyre marrëveshjeve , krijimi i fondit të përbashkët për Luginën e Preshevës, korridori digjital 5G, marrëveshjet për kulturën, për pandeminë, ekonomi, siguri si dhe evazionit fiskal tregojnë përkushtimin për të zgjidhur shumë nga problemet”, tha Hoti.

Hoti ka thënë edhe se “po kalojmë në një kohë të veçantë , sidomos pandemia që na ka ndryshuar mënyrën si jetojmë, është prekur sistemi shëndetësor dhe ekonomik, jemi vënë në provë në shumë drejtime. Është dashur që gjithë këtë kohë të mobilizojmë forcat tona. Është krijuar një momentum i ri me marrëveshjen e arritur në SHBA. Kjo marrëveshje ka sjellë një njohje të re për Kosovën, Izraeli. Procesi i dialogut mbetet sfidë për ne, ne kemi ndërtuar një platformë që besoj është e pranueshme nga BE. Ky proces do ketë sfida por them se do lëvizim para. Do ishte fatkeqësi nëse s’do arrinim t’i plotësonim këto”, ka theksuar Hoti.

Ndërkaq, Hoti nga aty ka thënë se e mirëpret Ramën në Prizren për të diskutuar për një ridisenjim të Qendrës Historike.