SHBA ndanë ndihma për MBP-në, Nazif Bushi: Faleminderit Amerikë

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ambasada e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë partnerët më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha fushat, në veçanti në reformat e arritura në polici si një nga segmentet kryesore në avancimin e sigurisë nacionale, rajonale dhe globale.

Marketing

Kisha kënaqësi të veçantë që sot bashkë me ambasadoren e SHBA-ve, znj.Kate Bërns, promovuam donacionin e radhës përmes programit ICITAP, program ky i SHBA-ve për pajisje dhe fonde me vlerë prej 163 mijë dollarëve me qëllim ballafaqimin sa më të lehtë të pjesëtarëve të MPB-së, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Kryqit të Kuq me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19. Ky donacion përbëhet nga gjeneratorë të energjisë elektrike, rezervuarë uji, reflektorë, termometra, dezinfektues, laptopë dhe gjëra të tjera me rëndësi.

Me këtë rast informova ambasadoren Bërns se Republika e Maqedonisë së Veriut falë bashkëpunimit dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shënuar reforma dhe me këtë ka bërë modernizimin e kapaciteteve brenda Ministrisë së Brendshme.