Zëvendës ministri i Ministrisë së Drejtësisë, Agim Nuhiu, ka cekur se “viktimat nga veprat penale të kryera me dhunë kanë nevojë për mbështetje institucionale në përputhje me parimin e solidaritetit shoqëror”.
Ministria e Drejtësisë ndërmerr iniciativë ligjore për pagesën e shpërblimit të dëmit që përjetojnë këta viktima, shkruan Nuhiu.
Ja postimi i z. Agim Nuhiu:
Viktimat nga veprat penale të kryera me dhunë kanë nevojë për mbështetje institucionale në përputhje me parimin e solidaritetit shoqëror, për tu penguar viktimizimi i mundshëm sekondar i tyre si vuajtje plotësuese në procedurat pranë institucioneve!
Ministria e Drejtësisë ndërmerr iniciativë ligjore për pagesën e shpërblimit të dëmit që përjetojnë këta viktima!