Lojtari i Interit infekohet me COVID-19

Tashmë koronavirusi ka prekur edhe Interin, teksa është konfirmuar pozitiv te zikaltërit, mbrojtësi Alesandro Bastoni.

Ky fundit ishte i grumbulluar me ekipin e Italisë së 21-vjeçarëve, teksa pas testeve të kryera është zbuluar se është i infektuar me koronavirus.

Menjëherë pas kësaj, lojtari është izoluar në shtëpi. Sipas medieve italiane, në tamponin e parë, Bastoni kishte rezultuar negativ, por në tamponin e dytë që iu bë më vonë, zbuloi se ishte infektuar me virusin.

Marketing

Në këtë situatë, lojtari duhet të qëndrojë në shtëpi, deri sa të zhduket virusi, teksa rrezikon të mos luajë në ndeshjen derbi ndaj Milanit, e cila është pas pushimit të kombëtareve.