Programi Botëror për Ushqim fiton Çmimin Nobel për Paqe

Programi Botëror për Ushqim i Kombeve të Bashkuara, ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2020, për përpjekjet e tij për të luftuar urinë në botë, ka thënë Komiteti Norvegjez i Nobelit më 9 tetor.

Marketing

Në njoftimin e këtij Komiteti është thënë se ky Program është shpërblyer për “përmirësim të kushteve për paqe në zonat e konfliktit dhe për shkak të të vepruarit si shtysë në përpjekjet për të parandaluar përdorimin e urisë, si armë për luftë dhe konflikt”.

I nominuar për këtë çmim ishte edhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, për marrëveshjet e arritura në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë edhe atë të Kosovës me Serbinë.

Për këtë çmim madje ishte nominuar edhe qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë.