Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski njoftoi sot se deri më tani është ngritur disa herë çështja e rritjes së gjobave për mosmbajtjen e maskave, por beson se kjo nuk do të ketë efekt.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse do të rriten dënimet për mosmbajtjen e maskave, duke pasur parasysh se çdo ditë numrat për mosrespektim të kësaj mase janë të larta, Spasovski theksoi se rritja e numrit të gjobave, e cila aktualisht sillet nga 800 në 900 në ditë, tregon se ne nuk kemi respekt për këto vendime, por gjithashtu tregon vendosmëri për të këmbëngulur në zbatimin e vendimeve.
“Nuk mendoj se vetëm rritja e gjobave do të ketë efekt. Ndonjëherë është më e rëndësishme nëse është e nevojshme me gjobë më të vogël, por të respektojmë masat që kemi me kontrolle më të mëdha. Mendoj se niveli i të kuptuarit të seriozitetit të situatës me KOVID-19 do të na bëjë që edhe më shumë të respektojmë masat e propozuara nga autoritetet shëndetësore, dhe anëtarët e Qeverisë marrin vendime në mënyrë që të mbrojnë qytetarët”, tha ministri Spasovski i cili sot morën pjesë në aksionin humanitar të organizuar nga Komuna e Gazi Babës.
Në çdo gjendje krize, edhe kjo me KOVID-19, vlerësoi Spasovski, parandalimi dhe ndërgjegjësimi i publikut është gjëja më e rëndësishme dhe prandaj vazhdimisht iu drejtohet qytetarëve.
“Shumë e rëndësishme është të respektohen masat dhe të kuptohet se gjithçka që është bërë është për mbrojtjen e shëndetit tonë, familjeve tona, mjedisit tonë”, apeloi ministri i Punëve të Brendshme Spasovski.