Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe
Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi takoi sot në kabinetin e
tij ambasadorin e Sllovenisë në Shkup, z.Millan Predan.
Republika e Maqedonisë së Veriut, siç u vlerësua nga të dy
bashkëbiseduesit, po lëvizë sipas të gjitha vlerave evropiane dhe
Sllovenia me këtë rast do të vazhdojë të përkrahë në mënyrë aktive
vendin tonë në procesin e integrimit evropian, në prag të fillimit të
negociatave me Bashkimin Evropian.
Zëvendëskryeministri i parë Grubi shprehu mirënjohje për mbështetjen
miqësore nga Republika e Sllovenisë në proceset demokratike dhe
euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut.
Grubi dhe Predan gjatë takimit këmbyen mendime edhe rreth krijimit të
kushteve për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik, sundimin
e ligjit dhe qeverisjen e mirë. Në këtë drejtim zëvendëskryeministri i
parë Grubi i ka thënë ambasadorit Predan se е gjithë kjo do të arrihet
përmes vetingut dhe drejtësisë joselektive në mënyrë që do të krijohen
kushte të barabarta për të gjithë.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe rreth fqinjësisë së mirë me ç’rast Grubi
theksoi bindjen që qytetarët e vendit tonë kanë investuar shumë në
ëndrrën evropiane dhe fqinjët tanë do ta vlerësojnë drejtë këtë dëshirë
shoqërore duke e mbështetur atë në frymën e solidaritetit evropian.
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Sistem Politik dhe
Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi vlerësoi lartë rolin e
shtetit Slloven në realizimin e shumë proceseve demokratike në Maqedoni
të Veriut, kontributin e ambasadës sllovene në Shkup, ndërkohë nga ana e
tij, ambasadori i Sllovenisë, z.Millan Predan i ka premtuar Grubit se
ai, përkatësisht Sllovenia do të vazhdojë të bashkëpunojë me Qeverinë e
Maqedonisë së Veriut në zbatimin e proceseve reformuese dhe
bashkepunimin ekonomik.