Hasani: Vazhdojmë bashkëpunimin e suksesshëm me Shqipërinë, me një theks në fushën e shëndetësisë

Zëvendëministri i shëndetësisë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, dr. Ilir Hasani, pas takimit me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup z. Fatos Reka, deklaroi se bashkëpunimi mes dy vendeve vazhdon të jetë i suksesshëm, e sidomos me theks të vecantë në shëndetësi.

Marketing

Postimi i plotë i Dr.Ilir Hasani:

Ne vazhdojmë me një bashkëpunim edhe më të suksesshëm me Shqipërinë me një theks në fushën e shëndetësisë dhe kjo është pikërisht ajo për të cilën biseduam me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup z. Fatos Reka.

Gjithashtu në takim biseduam edhe për mundësitë e bashkëpunimit me institucionet përkatëse në Republikën e Shqipërisë, përballjen dhe menaxhimin e sfidave anti-covid.

Është e rëndësishme të ndihmojmë njëri-tjetrin në këto momente jashtëzakonisht të ndjeshme kur e gjithë bota po përballet me një pandemi të tillë.