Filipçe: Studentët e vitit të gjashtë në mjekësi të përgjithshme do të ndihmojnë në betejën me Kovid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në mëngjes është takuar me studentët nga viti i gjashtë për mjekësi të përgjithshme, të cilët do të ndihmojnë në betejën me Kovid-19.

Marketing

“Të gatshëm për të ndihmuar! Sot në mëngjes u takova me studentët nga viti i gjashtë për mjekësi të përgjithshme të cilët do të ndihmojnë në betejën me Kovid-19. Më vjen shumë mirë që punonjësit e ardhshëm shëndetësorë janë aq të ndërgjegjshëm dhe e njohin rolin e tyre të rëndësishëm shoqëror në momente të krizës”, ka shënuar ministri në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai theksoi se kontributi i tyre është shumë i rëndësishëm dhe u dëshiron punë të suksesshme.

Filipçe mbrëmë deklaroi se nuk mungojnë as mjekë as infermiere, ka qindra për rotacione të personelit mjekësor, ndërsa do të përfshihen student nga viti i gjashtë që t’i ndihmojnë epidemiologëve në bërjen e sondazheve.

“Secilit që i duhet diagnozë e shpejtë mund menjëherë të vijë në spital, këtu ka teste të shpejta dhe gjithashtu edhe në Institutin për shëndet publik. Çdo ditë I përcjellim terminet, në mënyrë shtesë plotësojmë atje ku ka nevojë, besoj se me teste të shpejta kjo dukshëm do të ndryshojë”, ka thënë Filipçe.