Lionel Messi tani ka një rol të ri te Barcelona.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, ishte afër largimit nga ‘Camp Nou’ në afatin kalimtar të verës, por në fund vendosi të qëndronte.
Messi tani është duke punuar me trajnerin holandez, Ronald Koeman, i cili me skemat e tij po i mundëson argjentinasit të luajë shpesh si sulmuesi i fshehur, me lirinë për të lëvizur në të gjithë hapësirën e sulmit dhe për të mos u dhënë pika referimi kundërshtarëve.
Një gjë të tillë tani e ka konfirmuar edhe Lionel Messi, që tani mendon se do të shënojë më pak gola, por do të ndihmojë më shumë ekipin.
“Tani golin e kam më pak obsesion dhe provoj të kontribuoj sa të mundem për të ndihmuar ekipin të marrë rezultate”, ka deklaruar Messi.
Përndryshe, Messi sot (e premte) feston 16 vjetorin e debutimit te Barcelona.