Mesfushori tetovar u transferua me bujë në Kinë, por largohet pa luajtur asnjë minutë

Blerim Dzemaili mbyll aventurën e tij në Kinë pa luajtur asnjë minutë. Mesfushori me origjinë shqiptare u transferua gjatë merkatos së janarit nga Bolonga te Shenzhen FC, por nuk luajti asnjë ndeshje për shkak se futbolli në Kinë u ndalua prej pandemisë së Covid-19.

Marketing

Pas disa muajsh qendrimi, Dzemail në faqen zyrtare në Instagram ka bërë me dije se aventura e tij në Kinë është mbyllur zyrtarisht edhe pse kishte firmosur një kontratë 2-vjeçare.

“Gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç ne dëshirojmë. Sidoqoftë ishte kënaqësi që të takoja shumë njerëz dhe një qytet fantastik. Faleminderit Kina”, shkruan Dzemaili që tashmë është pa skuadër.