Sot, Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërimet do të shqyrtojë kërkesat për pagë pas përfundimit të funksionit të personave të zgjedhur dhe të emëruar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në agjendën e Komisionit është edhe Propozim-Vendimi për zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit për Marrëdhënie mes komuniteteve.