Karakaçanov: Bullgaria nuk do të bëjë lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut

Dikush në Shkup imagjinon se Bullgaria do të bëjë lëshime për shkak të ndjenjave vëllazërore dhe solidaritetit. Ata konsiderojnë edhe se dikush nga jashtë do të bëjë presion mbi Bullgarinë. Megjithatë, kjo nuk do të ndodh, tha ministri bullgar i Mbrojtjes dhe kreu i partisë VMRO, Krasimir Karakaçanov.

Marketing

Sipas tij, është e pakonceptueshme që Parlamenti bullgar të votojë për koncesione dhe një devijim i tillë nga pozicioni i Bullgarisë nuk do të kalonte në asnjë përbërje parlamentare.

“Do të shohim se çfarë do të ndodh brenda një jave. Zgjedhja nëse do të jeni pjesë e BE-së është e tyre. Ata nuk do të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian me goditje të tryezës”, tha Karakaçanov për televizionit bullgar BTV.

Ai konsideron se Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është “mjaft e mirë, por vetëm nëse respektohet”.

“Një vit pas nënshkrimit të saj, ajo nuk respektohet më”, deklaroi Karakaçanov, duke shtuar se lidhja e Marrëveshjes ishte kusht për pranimin e vendit në NATO, ndërsa respektimi i saj është një kusht për anëtarësimin në BE.

Karakaçanov pretendon se nuk ka presion diplomatik ndaj Bullgarisë nga ana e Gjermanisë dhe sa i përket SHBA-së ai atje e ka “shpjeguar zanafillën e problemeve të Ballkanit , duke iu referuar burimeve amerikane”.

“Miqësia është miqësi, vëllazëria është vëllazëri, por marrëveshjet dhe sjellja e mirë duhet të respektohen. Ne nuk duam të kalojmë nëpër Kapali Çarshi dhe të diskutojmë se kush është Goce Dellçev”, tha Karakaçanov, duke këmbëngulur se Bullgaria dhe populli bullgar duhet të mbrojnë interesin kombëtar.

Ai thotë se Bullgaria “nuk i detyron Shkupin dhe maqedonasit të heqin dorë nga identiteti i tyre kombëtar, por ata duhet të jenë aq të mirë dhe ta krijojnë atë sipas fakteve sa ai është krijuar me zjarr dhe shpatë pas vitit 1944”.

“Deri në vitin 44, historia është e përbashkët, historia e një kombi. Ne kemi një histori të përbashkët me Perandorinë Osmane, me Bizantin, me popullin armen, por jo me maqedonasit”, shton Karakaçanov.

Një “përkulje” para Shkupit tani do të nënkuptojë probleme për të ardhmen, të cilat do të përfshinin kërkesa për studimin e “gjuhës së shpikur maqedonase në Qustendil me kalimin e kohës”.