Klenk: Një nga sulmuesit e mbrëmshëm në Vjenë ka rrënjë shqiptare

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi terrorist që ndodhi mbrëmë në Vjenë të Austrisë.

Marketing

Policia bëri të ditur se sulmi u krye nga disa të dyshuar të armatosur, derisa njëri u qëllua për vdekje nga oficerët policorë.

Por një gjë interesante është publikuar së fundi nga gazetari dhe kryeredaktori i gazetës javore austriake, Falter, Florian Klenk.

Ai deklaroi se ka disa detaje shtesë lidhur me njërin nga të dyshuarit e këtij sulmi, e që sipas tij ka rrënje shqiptare.

Klenk tha se i dyshuari në fjalë, Kurtin.S, është 20 vjeçar, i lindur në vitin 2000 në Vjenë, ku edhe vazhdoi jetesën.

Klenk tha se i dyshuari ka prindër të cilët vijnë nga Maqedonia e Veriut, por që djali i tyre ishte një nga 90 islamistë austriak që donin të udhëtonin në Siri.

“Ai u ndalua ta bënte këtë në muajin korrik, por që nga policia nuk u besua që ai po planifikonte të kryente një sulm terrorist në Vjenë”, shtoi Klenk.

Ndryshe ngjarja e mbrëmshme në Vjenë ka shokuar thuajse gjithë botën./Lajmi.net/