Me qëllim të mbrojtes së të punësuarve dhe konsumatorëve, Kompania Dauti
Komerc,në bazë të rekomandimeve të Qeverisë ka vendosur të vendosë masa të
reja për të gjithë personelin e me qëllim të parandalimit të Kovid-19.
Shtabi i krizës i kësaj kompanie, duke filluar nga sot, ka vendosur që çdo personi
që do të hyjë në hapësirat e kompanisë ti bëhet matja e temperaturës, në asnjë
mënyrë të mos lejohet hyrja e personave nga jashtë pa maskë mbrojtëse ,aplikimi
për punësim të bëhet përmes postës elektronike ndërsa i tërë dokumentacioni, të
dorëzohet në hyrje të kompanisë. Gjithashtu kjo kompani ka vendosur edhe masa
tjera shtësë si siç janë:
-nga ora 7:00 deri në orën 8:00 dy persona nga sigurimi të jenë present në vendin
e punës,
-vendosja e pompave elektrike për dezinfektime, sensor në disa vende nëpër
objektin e kompanisë,
-të kryhet dezinfektimi i të gjitha makinave në hyrje të objekteve,
-të punësuarit në sektorin e higjienës të shfrytëzojnë produkte për dezinfektim,
-vendosje të llampave të kuarcit dhe UV llampa,
-të punësuarit në çdo dy orë të bëjën pauzë dhe të bëhet ajrosja zyrave
administrative,
-të punësuarit në kuzhinën e kompanisë në mënyrë detyruese të mbajnë maska
doreza dhe pallto special për punë si dhe
-dezinfektim të hapësirave për punë çdo ditë në mëngjes.
Anëtarët e shtabit, në koordinim me kryesinë e Dauti Komerc,me shumë
vëmendje e përcjellin situatën aktuale në vend me qëllim që të minimizohet
mundësia për përhapje të këtij virusi famëkeq.