Bekteshi-Gir: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE është me interes kombëtar

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së sotme zhvilloi
takim me Shefin  e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup,
ambasadorin David Gir.
Tema e takimit ishte zbatimi i reformave ekonomike në vendin tonë
në drejtim të procesit të integrimit evropian. Ministri Bekteshi e informoi ambasadorin e BE-së se Ministria e Ekonomisë është bartëse e tetë kapitujve për harmonizimin e ligjit evropian dhe harmonizimin me legjislacionin e BE-së për
anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.
Ministri falënderoi për mbështetjen që Ministria e Ekonomisë ka marr nga BE-ja në periudhën e kaluar, kryesisht në fushën e reformave për të rritur aftësinë konkurruese të ekonomisë, transformimin e sektorit energjetik në vend, por edhe në mbështetjen e turizmit.
Ministri theksoi se procesi i pranimit në Bashkimin Evropian është
me interes kombëtar për vendin dhe Ministria e Ekonomisë si një
nga institucionet kryesore në zbatimin e reformave ekonomike do të
vazhdojë të punojë në mënyrë intensive për zbatimin e agjendës
evropiane.
Ambasadori Gir riafirmoi qëndrimin që delegacioni i Bashkimit
Evropian në Shkup do të mbetet një pjesëmarrës aktiv në procesin e
reformave dhe konfirmoi se Qeveria mund të presë mbështetjen e
BE-së në projekte që nënkuptojnë një jetë më të mirë për qytetarët
e saj.
Ministri Bekteshi dhe ambasadori i BE-së Gir u dakorduan që ata do
të vazhdojnë me komunikim intensiv dhe me monitorim të të gjitha
projekteve të implementuara në bashkëpunim të përbashkët, me
qëllimin kryesor për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët në
Maqedoninë e Veriut.