Itali/ Shënohet numri më i lartë i viktimave të COVID-19 prej muajit Maj

Autoritetet Shëndetësore në Itali kanë bërë me dije se 28 244 persona rezultuan pozitivë në 24 orët e fundit.

Marketing

Ndërkohë, 353 persona kanë humbur jetën, shifra më e lartë që prej fillimit të muajit maj.

Prej fillimit të pandemisë Italia numëron 759,829 persona pozitivë, 39,412 prej të cilëve kanë humbur jetë.

Po në 24 orët e fundit, kanë fituar betejën me koronavirusin 6258 persona, duke shënuar një total prej 302 275 të shëruarish./