Joe Biden është zgjedhur presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, ndërsa Donald Trump luante golf.
Menjëherë një ragim erdhi nga Biden për triumfin e tij i cili falenderoi amerikanët për mbështetjen që i dhanë.
Festime spontane shpërthyen në qytetet e mëdha, por Trump refuzoi të pranonte shpalljen, duke pretenduar se Biden po përpiqej të ‘paraqitej në mënyrë të gabuar’ si fituesi.
Stafi i tij në një deklaratë të dhënë u shprehën se Biden ka vjedhur votat dhe do e ndjekin në rrugë ligjore këtë proces.
Të shtunën në mëngjes Trump shkroi në Twitter se mbështetësit e tij janë ndaluar të vëzhgojnë numërimin e votave në disa nga shtetet kryesore pavarësisht se bërtasin ‘ndalo numërimin!’ dhe se zyrtarët kishin ‘mbuluar dritaret’ për të bllokuar pamjet e tyre dhe për t’i ndaluar ata të mbikëqyrnin procesin.
Ai premtoi gjithashtu një konferencë ‘të madhe’ për shtyp në Filadelfia, ku vazhdon numërimi i votave, ku ai tha se avokatët e tij do të ishin të pranishëm, më pas u pa që po dilte nga Shtëpia e Bardhë me veshje të rastësishme.
Ndërsa ishte në makinë, ai shkroi në Twitter një lidhje me një histori të Breitbart rreth një ‘gabimi’ në softuerin e numërimit të votave.
Ai u pa duke mbërritur në klubin e tij të golfit në Sterling, Virginia, pak më vonë.