Jill, ish-mësuesja që tashmë do të jetë zonjë e parë e Amerikës

“Ai do të jetë një president për të gjitha familjet tona”. Me këtë shënim dhe një foto ku shfaqet së bashku me Joe Biden, bashkëshortja e presidentit, Jill Biden, ndan në tuiter lajmin e fitores.

Marketing

Tashmë, ish-mësuesja e anglishtes do të jetë zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Jill dhe Joe, u martuan në vitin 1977, pesë vite pasi ai kishte humbur në një aksident automobilistik gruan e tij të parë. Në vitin 1981 çiftit i lindi edhe vajza e tyre Ashley, ndërkohë që Joe kishte patur edhe dy djem nga martesa e tij e parë.