Dragi Rashkovski, sekretari gjeneral i Qeverisë ka dhënë dorëheqje, por do të mbetet të punojë në atë vend deri sa Qeveria gjenë zgjidhje të re. Deri më tani nuk ka vendim se kush do ta pason.
Dorëheqjen sot e ka vërtetuar edhe kryeministri Zaev i cili potencoi se Rashkovsksi para një muaj e gjysëm ka dhënë dorëheqje.
“Sekretari gjeneral Dragi Rashkovski ka dhënë dorëheqje para një muaj e gjysëm, ai e ushtron funksionin deri sa nuk vjen një i ri. Po bëjm ende konsultime, personalisht si kryetar i Qeverisë i cili jam i autorizuar si propozues dhe do të ketë sekretarë gjeneral të ri. Nuk kam marrë vendim, menjëherë pasi të marrim vendim do të informojmë”, tha Zaev.
Për pasues të Rashkovskit spekulohej se do të jetë ish ministri Damjan Mançevski, por ai javë më parë e braktisi politikën dhe u transferua në sektorin privat.