Kandidati për Reis të BFI-së së RVM-së, Prof. Dr. Qani Nesimi përmes një letre ka falënderuar të gjithë hoxhallarët dhe këshillat e xhamive për mbështetjen dhe motivin që i kanë dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe e sidomos për vendimin për të kandiduar për Reis të BFI-së.
Në letrën e tij, Nesimi shprehet që për shkak të kushteve të Pandemisë Covid-19 takimet do të jenë të kufizuara, mirëpo i ka njoftuar hoxhallarët dhe këshillat e xhamive për kandidimin e tij për Reis të BF-së, ku shprehet se përshëndet këtë iniciativë dhe uron për zgjedhje të lira, korrekte dhe të ndershme konform parimeve Islame.
Më poshtë e keni të plotë letrën e kandidatit për Reis të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, Prof. Dr. Qani Nesimi drejtuar xhamive dhe këshillave të xhamive.