Dje (15-nëntor) në ora 20.00, E.R. (25) nga Zhelina e Tetovës, së bashku me prindërit e tij Z.R. (58) dhe C.R. (51), në SPB-Tetovë, ka raportuar se rreth orës 18 në shtëpinë e dhëndrit të tyre Sh.Sh. (37). në fshatin Poroj të Tetovës, kanë qenë të sulmuar nëfillim verbalisht nga Sh.Sh. i cili i ka kërcënuar ata disa herë me jetë dhe më pas është përpjekur që ta godiste denoncuesin E.R. me sëpatë dhe gjatë largimit nga shtëpia e tij, i njëjti disa herë ua ka bllokuar atyre rrugën me automjetin e tij.Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.