Intervistës ekskluzive për Ora News, Ali Ahmeti nuk mund ti “shpëtonte” edhe pyetjes për ngjarjen në lagjen e Trimave në Kumanovë, më 9 maj 2015.
Kreu i BDI është akuzuar për tradhëti, por cili është e vërteta sipas tij?
Ali Ahmeti: Unë jam prononcuar publikisht për këtë ngjarje. Para se të ndodhte ngjarja kemi patur informacione. Ata na kanë premtuar që nuk do të ketë ndonjë zhvillim. Por për fat të keq pati zhvillime. Dhe ditën kritike kanë hapur telefonin, kanë thirrur në telefonin tim. Kanë kërkuar ndihmën time për deportim prej Kumanovës për në Kosovë por një përgjegjësi të tillë unë nuk kam mund ta marr. Sepse gjatë rrugëtimit dikush mund ti ekzekutojë dhe mbetej përgjegjësi e imja. Kjo do të ishte tradhëti. Ata nuk kishin ndonjë komunikim me mua për të hyrë në një veprimtari të tillë apo jo. Dhe asnjë nga bashkëluftëtarët e mi në Kumanovë nuk më thirri e më tha “është një grup që kërkon ndihmën tonë dhe kërkon organizim apo mobilizim.
Nuk kam qenë në dijeni. Biseda ka patur, informacione ka patur por ato informacione nga komunikimi mes bashkëluftëtarëve.
Kjo është një histori mjaft e dhimbshme. Ne kemi insistuar dhe insistojmë që të bëhet një hetim ndërkombëtar.
Linku i emisionit të plotë: