Ish-komandanti i UÇK në Maqedoni, Ali Ahmeti, gjatë intervistës së tij për Ora News, ka folur edhe për krime që ushtarë të ndryshëm mund të kenë bërë gjatë dhe pas luftës.
Sipas tij, çdo gjë që mund të ketë ndodhur, është bërë jashtë kontrollit të komandës së kësaj ushtrie.
Matilda Mcini: Disa herë, zoti Ahmeti, akuzoheni për akte dhe vepra që kanë kryer ushtarë të UÇK-së në Maqedoni. Ku fillon dhe ku mbaron përgjegjësia juaj?
Ali Ahmeti: Ne kemi bërë përpjekje në vazhdimësi sepse çdo luftë edhe pasoja. Një pjesë e ushtarëve ka trauma të ndryshme, një pjesë e ushtarëve u bëhet profesion. Dhe këtë nuk e kemi përjetuar vetëm ne. Këto fenomene i përjetojnë ushtritë shumë më të forta. Ne vazhdimisht jemi përpjek për ti menaxhuar këto situata, për të qenë ndihmues. Që ushtarët të mos bëjnë asgjë jashtë marrëveshjeve që janë bërë.
Marrëveshjet që ka bërë Ushtria Çlirimtare Kombëtare janë marrëveshje me përgjegjësi ndërkombëtare. Ka patur një besim te UÇK përderisa janë bërë ato marrëveshje dhe ne kemi qendruar konsekuent. Me kalimin e kohës sigurisht që ka pas zhvillime apo të themi motivime për qëllime të ndonjë grupi të caktuar. Pavarësisht asaj ne kemi bërë përpjekje që njerëzit të mos gabojnë. Por jashtë kontrollit tonë kanë ndodhur gjëra të tmerrshme.
Linku i emisionit të plotë: